Kosova dhe Britania drejt finalizimit të marrëveshjeve strategjike në mbrojtje, siguri dhe tregti

Para 4 muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për të cilat Osmani kërkoi që të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike.

Gjatë takimit u bisedua edhe për finalizimin e iniciativës së Presidentes për marrëveshje strategjike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe tregtisë, të cilat ishin dakorduar fillimisht gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në prill të këtij viti.