Zyrtarët korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë kanë zbuluar dhe konfiskuar tri pako me kontrabandë gjatë kontrollit të perimetrit të jashtëm. Janë gjetur disa telefona mobil dhe substanca narkotike, të cilat dyshohet se janë hedhur nga jashtë rrethojës së institucionit. Për rastin është njoftuar Policia, ndërsa janë iniciuar hetime të brendshme.
