Konjufca: Tash partitë e tjera e kanë në dorë nëse duan zgjedhje menjëherë

Para 5 muaj

“I dashuri bashkëudhëtar i fillimit të rrugëtimit tonë, i nderuari kryetar i Vetëvendosjes, kryeministër i Republikës, miku im Albin Kurti. Më lejo qysh në fillim me të siguru diçka që populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh më fuqishëm se në vitin 2021”- e nisi fjalën e tij i propozuari i Vetëvendosjes si mandatar i dytë për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca – drejtuar liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Për Konjufcën, Kurti është kryeministri më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Duke e pranuar nominimin për mandatar, ai tha se partitë tash e kanë në dorë nëse duan ta votojnë Qeverinë apo duan zgjedhje të reja.

Tash partitë tjera e kanë në dorë nëse duan zgjedhje menjëherë. Të gjithë jemi në llupën e popullit, por mua po më duket që shpata e gjykimit do të jetë më e mprehtë se kurrë më parë”- tha Konjufca, duke thënë se kompromis më të madh se ky Vetëvendosja nuk mund të bëj.

Ai tha se me përulje e obligim e pranon nominimin e Këshillit të Vetëvendosjes për kryeministër. Këtë tha se po e bën si “thirrje nga detyra” e cila i “shndërron në shërbëtor” të interesit publik.

“LVV-ja e ka definuar këtë interes në dy shtylla në rrethanat aktuale. Shmangia e dy palë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe së dyti, votimin e buxhetit për vitin 2026, pa të cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë prej mbi 80 mijë pagave të sektorit publik, pensionet e shtesat e fëmijëve, deri te projektet ekzistenciale për shoqërinë tonë. Do të ishte e pafalshme nëse për shkak të tekave të partive politike e humbim mundësinë e përfitimit të benefiteve qindra milionëshe duke u krekosur se po shkojmë në zgjedhje. Edhe dy procese tjera nuk na presin, RTK-ja mbet pa pagat e tyre e po ashtu nuk ka kurrfarë afat shtesë për buxhetin e tri komunave”- ka thënë ai.

Konjufca i tha Kurtit se “aq sa e ka gëzuar popullin me mbështetjen e madhe”, në po të njëjtën masë ka nxitur shumë frikë te kundërshtarët  politikë “që u bashkuan vetëm me një qëllim – të ta pamundësojnë krijimin e një qeverie për herë të tretë”.

N

ë këtë frymë ai ka shtuar: “Ama një gjë e dimë të gjithë: nuk ka forcë që e shkëputë apo e ndal lidhmërinë e popullit tanë me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Lëvizja Vetëvendosje ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër.

Këtë e konfirmoi kryetari i LVV-së, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Unë si kryetar i Vetëvendosjes, propozojë që manadatin e dytë për krijimin e Qeverisë të ia japim nënkryetarit, aktivistit, mikut e shoku tonë të afërt, e fortë të besueshëm, Glauk Konjufca”- tha  Kurti

kallxo.com