Nga Hagë, diplomati kosovar Glauk Konjufca deklaroi se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe mbrojtëse.
Ai theksoi se Gjykata Speciale, sipas tij, ka pasur fokus të padrejtë ndaj UÇK-së, duke shtuar se kjo forcë nuk ishte ndërmarrje kriminale. Konjufca u shpreh se e vërteta për luftën do të dëshmohet edhe në procesin gjyqësor që po zhvillohet atje, ku sot pritet të marrë pjesë në seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
