Konjufca në Antalia: Pa siguri nuk ka stabilitet e as zhvillim

Para 10 ditë

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Forumin Diplomatik të Antalias se siguria është parakushti kryesor për stabilitet dhe zhvillim. Ai theksoi se çdo përparim mbetet i bllokuar nëse siguria vihet në rrezik.

Konjufca foli edhe për ndikimin e luftës në Ukrainë, duke thënë se që nga shkurti i vitit 2022 janë shtuar tensionet edhe në rajon. Sipas tij, Rusia ka interes që përmes veprimeve hibride ta zgjerojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke ndikuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit.