Komuna e Vushtrrisë nën akuzë për dyfishim të kostos në tenderin e mbjelljes së drunjëve dekorativë

Para 9 muaj

Komuna nën pushtetin e Ferit Idrizit nga PDK kërkon të harxhohen 1.153 €/njësi, ndërsa firma tjetër ofroi 523 €/njësi

-Opozita propozon që nëse do të ishte zgjedhur oferta me çmim më të ulët, do të bliheshin dyfish drunj më shumë për të njëjtën vlerë

Komuna e Vushtrrisë, e udhëhequr nga kryetari Ferit Idrizi (PDK), është përfshirë në një skandal të mundshëm përdorimi abuziv të fondeve publike përmes tenderit të “Furnizim dhe mbjellje të drunjëve dekorativë”. Dyshimet janë ngritur nga opozita dhe portale investiguese, sipas të cilave kompania fituese “N.T.P, Lulishtja Buçaj” është favorizuar me një ofertë që rezulton dyfish më e shtrenjtë se ajo konkurruese.

Tenderi, me një vlerë të parashikuar prej 550 mijë euro, ka përballë dy oferta:

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 550 mijë euro.

Për këtë tender kanë aplikuar dy kompani. Ndërkohë “N.T.P, Lulishtja Buçaj”, është përzgjedhur fituese për këtë tender.

Vlera totale e ofertës është ofruar me çmim të poentuar. Kompania e refuzuar ka ofruar 523.10 euro, ndërsa kompania fituese 1,153.15 euro.

Sipas detajeve të dosjes, këto janë vetëm disa prej drunjëve dekorativ që do të furnizohen komuna e Vushtrrisë. Dosjen e plotë mund ta gjeni Këtu.

E rreth këtij tenderi, janë ngritur akuza për keqpërdorim të fondeve publike. Nga opozita në Vushtrri kanë reaguar duke e kanë quajtur “skandal”, pasi janë dhënë para më shumë e janë blerë drunj më pak.

“600,000 € për “furnizim dhe mbjellje drunjsh”, ndërkohë që oferta më e lirë ishte vetëm 523 €, por u refuzua! Tenderin e fitoi një tjetër kompani (si shumicen e tenderave në Vushtrri!!) me çmim 1,153 € për njësi!

Sipas tyre nëse ishte zgjedhur kompania me çmim më të lirë, do të merreshin drunjë më shumë.

Me ofertën më të lirë mund të bliheshin 1,147 drunj, ndërsa me atë që u shpërblye vetëm 520! Pra Minus 627 drunj më pak për të njëjtën shumë!! A ka ende dikush në Vushtrri që nuk e sheh se ku po shkon buxheti i qytetarëve nga kryetari i “sinqert”!! Zall (600.000€)+ (Drunj 600.000€)= 1.2 milion € në Vushtrri”.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Vushtrrisë, lidhur me këto akuza rreth këtij tenderi, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

insajderi