Kompania kosovare Arditi Tours ka reaguar pasi një autobus i saj u përfshi nga tymi në Zvicër, duke sqaruar se nuk ka pasur zjarr. Sipas kompanisë, bëhej fjalë për një defekt të vogël teknik, i cili është riparuar brenda rreth 20 minutash. Ata theksojnë se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se udhëtimi ka vazhduar normalisht pas ndërhyrjes teknike.
