Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës

Para 1 muaj

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës dhe se do të rifillojë angazhimi i plotë me institucionet e saj, gjatë një debati në Parlamenti Evropian.

Përfaqësuesit evropianë shprehën keqardhje për ngërçin politik gjatë vitit 2025, i cili ka ngadalësuar reformat dhe ka shkaktuar regres në disa fusha.

Raportuesi për Kosovën Riho Terras, theksoi se vendi ka kaluar një periudhë paralize politike me pasoja për procesin integrues, shkruan RTK

Nga ana tjetër, u mirëprit arritja për Ligjin për të Huajt në Prishtinë, e lehtësuar nga BE, duke e cilësuar si hap pozitiv për sundimin e ligjit dhe të drejtat e komuniteteve.

U nënvizua gjithashtu se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mbeten thelbësore për përparimin evropian të Kosovës dhe Serbisë.