Koment i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin – Aludime për një romancë të mundshme

Para 1 vit

Një koment i reperit të njohur nga Drenica, Don Xhoni, ndaj ish-banores së Big Brother VIP Albania, Loredana Brati, ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe ka ngritur dyshime për një romancë të mundshme mes tyre,

Postimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët kanë shpërndarë komentin dhe kanë nisur aludimet për një lidhje të re dashurie në showbiz-in shqiptar.

Megjithatë, gazetari Redjon Shtylla, i ftuar në emisionin “Kosova Today”, u shpreh se kjo mund të jetë një hipotezë e nxituar.

“Por mund të ketë diçka… dalë nga dalë,” shtoi Shtylla, duke lënë të hapur mundësinë për një afrim të dy të rinjve.

As Don Xhoni dhe as Loredana Brati nuk kanë reaguar deri më tani për këto aludime, duke e shtuar më tej kuriozitetin e publikut.