Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje morale pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, që dyshohet se ndodhi në duart e Policisë. Gashi tha për Klankosova.tv se ende nuk është shkarkuar dhe pret të caktohet në një pozitë tjetër brenda Policisë.
Ndërkohë, pesë zyrtarë policorë janë suspenduar dhe janë dërguar në paraburgim me akuzën për “vrasje nga pakujdesia”, që sipas Kodit Penal të Kosovës parashikon dënim me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.
