Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, në një takim ku u diskutua situata e sigurisë në vend.
Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe misionit të NATO-s në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në gjithë territorin e Kosovës.
