Edhe sot janë krijuar kolona të gjata automjetesh në rrugën Komoran–Prishtinë, duke shkaktuar pritje me orë të tëra për shoferët që udhëtojnë drejt kryeqytetit.
Sipas qytetarëve që ndodhen në trafik, shkak kryesor i ngarkesës është dalja e ujit në rrugë në hyrje të Fushë Kosovës, si dhe prania e ngricave në disa segmente, çka ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.
Gjendja e rënduar ka nxitur reagime të shumta edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, me qytetarë që kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e ndërhyrjes së shpejtë nga institucionet përgjegjëse.
Policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të trafikut.
