Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se janë rritur pritjet në pikat kufitare të Kosovës. Në pikëkalimin e Dheut të Bardhë, kolonat për hyrje arrijnë deri në 300 metra, me pritje deri në 40 minuta, ndërsa për dalje deri në 35 minuta. Në Jarinjë, pritjet për hyrje janë deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera fluksi mbetet më i ulët.
