Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Komisioni i Pavarur i Mediave, duke dënuar deklaratën e nënkryetares Drita Morina për mbylljen e mundshme të emisionit Debat Plus. Sipas KMShK-së, deklarata nuk mbështetet në Kodin e Etikës dhe përbën presion ndaj lirisë së shprehjes dhe mediave. Këshilli i ka bërë thirrje KPM-së të ruajë pavarësinë institucionale, të trajtojë me kujdes ankesat ndaj mediave dhe të veprojë në përputhje me standardet profesionale e ligjore. Gjithashtu, ka kërkuar që anëtarët e KPM-së të distancohen nga nisma që mund të dëmtojnë lirinë e medias në Kosovë.
