Klinika e Kirurgjisë në QKUK pa rrymë, aktivizohen gjeneratorët në pikat vitale

Para 2 muaj

Klinika e Kirurgjisë në Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka mbetur pa furnizim me energji elektrike si pasojë e një defekti në një trafo elektrike prapa objektit. Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, bëri të ditur se ekipet teknike kanë reaguar menjëherë, ndërsa në terren ka dalë edhe ekipi i KEDS për sanimin e defektit. Sipas saj, në pikat vitale të Klinikës janë vënë në funksion gjeneratorët për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike.