Klienti në Tiranë hidhet nga kati i dytë për të shmangur pagesën

Para 22 ditë

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë, ku një klient është hedhur nga kati i dytë i një restoranti për të shmangur pagesën e faturës.

Sipas njoftimit të restorantit, i riu kishte qëndruar rreth katër orë dhe kishte konsumuar afro 1.5 kilogram mish. Në fund, ai ka zgjedhur të largohet pa paguar duke u hedhur nga lartësia, duke rrezikuar edhe lëndime fizike.

Pamjet e incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale.