Kisha që u bë restorant në komunizëm – një nga rastet më të çuditshme në botë

Para 6 muaj

Kisha e Etërve Jezuitë në Tiranë, një nga ndërtimet më të veçanta të stilit roman, u përurua në natën e Krishtlindjes më 24 dhjetor 1939. Me projekt të arkitektit italian Giovanni Santi, ajo u ndërtua falë mbështetjes së Vatikanit dhe figurave të njohura të kohës si kontesha Maja Jacomoni dhe avokati Terenc Toçi.

Por në vitin 1967, me shpalljen e Shqipërisë shtet ateist, kisha u mbyll. Fillimisht u kthye në restorant, një nga më të pazakontët në botë, e më pas në kinoteatrin “Rinia”, duke humbur pamjen e saj origjinale.

Sot, objekti i shenjtë është rikthyer në identitet të plotë dhe shërben sërish si kishë katolike.