Kinë: Parada më e madhe ushtarake, në krah të Putinit dhe Kim Jong Un

Para 7 muaj

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se njerëzimi është përballë një zgjedhjeje: paqe apo luftë. Deklarata u bë gjatë paradës më të madhe ushtarake të Kinës në Pekin, ku të ftuar nderi ishin Vladimir Putin dhe Kim Jong Un – dy liderë të izoluar nga Perëndimi.

Xi inspektoi trupat dhe teknologjitë ushtarake të avancuara si raketat hipersonike dhe dronët, ndërsa ngjarja u shoqërua me mesazhe të forta simbolike.

Ndërkohë, SHBA dhe Japonia reaguan me maturi, ndërsa Tajvani e kritikoi ashpër paradën, duke thënë se “paqja nuk përkujtohet me armë”.