Në një zhvillim që ngjall kujtime nga kulmi i Luftës së Ftohtë, Kina duket se po rikthen në skenë një teknologji të harxhuar nga Bashkimi Sovjetik: ekranoplanin, një mjet fluturues që qëndron vetëm pak metra mbi sipërfaqen e ujit.
I njohur si “Përbindëshi i Detit Bohai”, ky ekranoplan i ri kinez ngjan me legjendën sovjetike “Përbindëshi i Detit Kaspik” dhe po ndërtohet në brigjet strategjike të Detit Bohai. Fotografitë e fundit satelitore kanë tërhequr vëmendjen e ekspertëve, duke përfshirë analistin e aviacionit ushtarak Justin Bronk, i cili tha për Radion Evropa e Lirë se Kina është e gatshme të eksperimentojë me çdo formë teknologjie që mund t’i sjellë përparësi taktike.
Pse ekranoplanët janë të rrezikshëm në fushëbetejë?
Ekranoplanët fluturojnë ulët, duke shmangur shumicën e radarëve, kanë shpejtësi 10 herë më të madhe se anijet tradicionale dhe mbartin më shumë ngarkesë se aeroplanët e ngjashëm në madhësi. Për më tepër, janë rezistentë ndaj minave detare dhe mund të veprojnë në kushte të vështira, çka i bën ideale për operacione ushtarake në det dhe zbarkime të shpejta.
Përpjekjet e dështuara të SHBA-së
Ndërkohë që DARPA në SHBA kishte financuar projektin “Liberty Lifter” me 22 milionë dollarë, programi u ndërpre në vitin 2025, duke lënë terren të lirë për rivalët si Kina që tani po teston kufijtë e teknologjisë.
Ky zhvillim tregon ambiciet e qarta të Pekinit për dominim ushtarak dhe teknologjik në rajon, veçanërisht në zonat strategjike si Deti Bohai, ku tensionet ndërkombëtare janë gjithnjë të pranishme.
