Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Partia Demokratike ka katër apo pesë kryetarë.
Në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1, Mehmeti tha se nëse Kurti merret me analiza të partive të tjera politike, nuk është i denjë të udhëheqë:
“Nëse kryeministri në detyrë merret me analizën e partive, ai duhet të shkojë në shtëpi… Me kë do të bësh qeveri? Me AAK-në, me Listën Serbe, me Duda Baljen? Duhet të jemi realë – me filozofu është lehtë.”
Ai shtoi gjithashtu se Vetëvendosje është partia më popullore në Kosovë, por varet krejtësisht nga lideri i saj:
“Vetëvendosje është partia më popullit që e ka Kosova, por nëse ia heq Albin Kurtin, nuk mbetet asgjë. Kjo nuk është fare e mirë.”
