KFOR ka njoftuar se ushtarët italianë të Komandës Rajonale-Perëndim vazhdojnë patrullimet e rregullta përgjatë vijës kufitare në zonën e përgjegjësisë së tyre në Kosovo. Sipas misionit të NATO, këto aktivitete synojnë ruajtjen e vetëdijes situative dhe kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.
