KFOR: Ushtarët turq e hungarezë kryejnë stërvitje të përbashkëta për kontrollin e turmave në Kosovë

Para 6 muaj

Ushtarët turq të KFOR-it nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale kanë zhvilluar stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave në koordinim me instruktorët hungarezë të Batalionit Taktik Rezervë të KFOR-it. Sipas misionit të NATO-s, këto ushtrime synojnë rritjen e gatishmërisë, qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën presion, duke kontribuar në sigurinë dhe efektivitetin e operacioneve në Kosovë.