KFOR uron Italinë për Ditën Kombëtare: Kontribut kyç për paqen në Kosovë

Para 11 muaj

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Italinë me rastin e Ditës Kombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, KFOR vlerëson kontributin e Italisë si një nga 33 vendet pjesëmarrëse në këtë mision, duke theksuar rolin e saj kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë që nga fillimi i misionit. Italia është ndër kontribuesit më të mëdhenj me trupa dhe mbështetje logjistike.