KFOR njofton se gjatë takimeve të komandantit Ozkan Ulutash me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji, u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe stabiliteti rajonal. Ulutash rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai falenderoi gjithashtu kontributin dhe profesionalizmin e personelit shqiptar në mision.
Bajram Begaj, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji në Tiranë.


