KFOR-i me patrullë të re në veri, ushtarët polakë në terren

Para 10 muaj

Veri i Kosovës, 28 qershor 2025 – Ushtarët polakë të Komandës Rajonale-Lindje (RC-E) të KFOR-it kanë zhvilluar një patrullë zbulimi përgjatë Vijës Administrative (ABL) në veri të vendit, në kuadër të angazhimit të tyre për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Patrullimi është kryer në mënyrë të rregullt dhe të paanshme, me qëllim të forcimit të pranisë në terren, përmirësimit të vetëdijes mbi situatën dhe mbështetjes së një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet lokale.

KFOR-i vazhdon të veprojë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe të lirë për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Misioni i udhëhequr nga NATO bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përmbushjen e rolit të tyre në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend.