Ushtarët italianë të KFOR-it, nën udhëheqjen e NATO-s, kanë kryer patrullime dhe operacione vëzhgimi në zonën e tyre të përgjegjësisë në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, KFOR-i ka theksuar se prania e rregullt në terren është thelbësore për mbajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet, si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit situativ.
“Patrullat mundësojnë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe autoritetet vendore, forcojnë besimin në KFOR dhe theksojnë rolin e tij të paanshëm në gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.
