Këta janë pesë kandidatët e konfirmuar për Kryeprokuror të Shtetit

Para 12 ditë

Pesë emra të prokurorëve janë konfirmuar si kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afati për konkursin e të cilit është mbyllur të mërkurën më 10 qershor.

Sipas renditjes alfabetike, në këtë pozitë kanë aplikuar:

  • Atdhe Dema– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
  • Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
  • Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
  • Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,
  • Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Konfirmimin për aplikim, të pestit ia kanë bërë Betimit për Drejtësi.