Kërkoi para për drogë dhe kërcënoi familjen – arrestohet i riu në Prishtinë

Para 0 vit

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se ka kërcënuar anëtarët e familjes së tij për t’i detyruar t’i japin para për blerje të narkotikëve, transmeton klankosova.tv.

I dyshuari ka ushtruar presion psikologjik ndaj familjarëve, duke krijuar frikë dhe pasiguri.

Pas raportimit të rastit, ai është arrestuar dhe shqoëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë