Kërcënoi një person në vendparkim, arrestohet i dyshuari – në shtëpi iu gjetën armë dhe municion

Para 4 muaj

Në fshatin Bellanicë të Malishevës, një burrë ka raportuar në polici se është kanosur nga një person tjetër pas një fjalosjeje verbale në një vendparkim. Policia, me urdhër të prokurorit, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 31 fishekë të kalibrit 7.62 dhe një fishek të kalibrit 7.41. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.