Shumë këngë që sot i njohim si legjendare, fillimisht u nënvlerësuan nga radiot apo kompani diskografike. Sipas Rolling Stone dhe BBC Music, “Bohemian Rhapsody” e Queen u refuzua fillimisht për transmetim, sepse ishte shumë e gjatë dhe komplekse për standardet e kohës. Po kështu, “Smells Like Teen Spirit” e Nirvana nuk u prit mirë në fillim, por u përhap falë entuziazmit të publikut dhe u bë himn i brezit grunge.
Këto histori tregojnë se succeset muzikore shpesh lindin nga pasioni dhe fati, jo gjithmonë nga marketingu.
