KEDS ka paralajmëruar konferencë për media më 1 prill, në selinë qendrore, për të sqaruar çështjen e ngritur rreth njehsorëve elektrikë.
Reagimi vjen pas akuzave nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku Visar Azemi ka pretenduar manipulime në matjen e energjisë elektrike.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale dhe kompensim për qytetarët, si dhe pezullim të çdo rritjeje të tarifave deri në sqarimin e plotë të situatës.
