KEDS ka paralajmëruar për rrezik në furnizimin e rregullt me energji elektrike për shkak të rritjes së ndjeshme të konsumit gjatë dhjetorit 2025. Disa qytete dhe fshatra, përfshirë Gjilanin, Rahovecin, Prizrenin, Gjakovën, Malishevën dhe zona të tjera, janë prekur nga mungesa e rrymës. Sipas KEDS-it, nga 1 deri më 18 dhjetor, piku i konsumit ka arritur në 1358 MW, më i lartë se vitin e kaluar, duke shkaktuar ngarkesë në sistemin e shpërndarjes. Korporata ka angazhuar të gjitha ekipet operative dhe po investon në modernizimin e rrjetit, përfshirë kalimin e linjave nga 10 kV në 20 kV, për të përmirësuar kapacitetet dhe stabilitetin e furnizimit.
