Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se po fillon shkyçjen nga rrjeti për rreth 450 biznese që nuk kanë lidhur kontratë me furnizues energjie të licencuar nga ZRRE-ja.
Sipas një njoftimi të KEDS-it, i publikuar nga mediat lokale, kjo masë vjen në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) dhe Ligjin për Energjinë Elektrike (Nr. 05/L-085), të cilat parashikojnë si të domosdoshme lidhjen e kontratave me furnizues licencuar brenda një afati 60-ditor. Pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk kanë bërë këtë kontratë nuk lejohet më të furnizohen me energji për shkak të ruajtjes së integritetit të sistemit energjetik .
KEDS njofton se shkyçjet do të fillojnë më 16 gusht 2025, dhe bën thirrje urgjente për të gjitha bizneset që ende nuk kanë kontratë, që të kontaktojnë menjëherë furnizuesit e licencuar për të shmangur ndërprerjen e energjisë
