Kayaku është një sport ujor që kombinon forcën fizike, ekuilibrin dhe dashurinë për natyrën, ndërsa zhvillohet në lumenj, ku sportistët përdorin kajakun për të lundruar dhe garuar në distanca të ndryshme.
Ky sport është ideal për ata që kërkojnë aventurë dhe përmirësim të qëndrueshmërisë trupore.
E ky lloj sporti po bëhet gjithnjë më i njohur në Pejë.
Fotografi Dini Begolli ka realizuar një video të mrekullueshme këtij sporti ujor në Lumbardhin e Pejës.
