Këngëtarja amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau raportohet se janë përfshirë në një marrëdhënie romantike, sipas burimeve të People dhe Cosmopolitan.
Çifti u pa për herë të parë së bashku në Paris, gjatë festës së ditëlindjes së Perry-së, më 25 tetor 2025. Burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo “nuk e kishte pritur këtë lidhje”, por se Trudeau “i plotëson të gjitha kutitë” dhe se marrëdhënia është një “kthesë e papritur, por e bukur në jetë”.
As Perry e as Trudeau nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën, ndërsa raportimet theksojnë se ata po përpiqen ta mbajnë lidhjen private për shkak të angazhimeve të shumta.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(499x0:501x2):format(webp)/Katy-Perry-Justin-Trudeau-Crazy-Horse-Paris-04-102625-d217fa57a2df4454981177860e9ef534.jpg)
