Katër punëtorë u zhdukën pas shembjes së një ndërtese në Madrid

Para 6 muaj

Të paktën katër punëtorë ndërtimi janë zhdukur pas shembjes së pjesshme të një ndërtese pesëkatëshe në rikonstruksion në qendër të Madridit. Ngjarja ndodhi pranë teatrit të operës dhe pallatit mbretëror. Autoritetet po përdorin dronë dhe qen nuhatës për kërkimin. Tre persona janë plagosur, njëri prej tyre rëndë. Fasada e ndërtesës mbeti e paprekur, ndërsa rrënojat janë të shumta dhe pastrimi pritet të zgjasë disa ditë.