Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një autobus, shkruan IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e trafikut të kryeqytetit”
