Karim Adeyemi dhe Loredana mirëpresin Ramush Haradinaj në Ferizaj

Para 27 ditë

Futbollisti i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi dhe partnerja e tij, Loredana, kanë pritur në shtëpinë e tyre në Ferizaj Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj. Sipas raportimeve, Adeyemi si “dhëndërr shtëpie” nuk i ka lënë mysafirët duarthatë gjatë vizitës.

Adeyemi, i ka dhuruar një fanellë të ekipit të tij, e cila duket se i ka pëlqyer tej mase Haradinajt.

Duket se çifti i famshëm, Lori dhe Karim po shijojnë disa ditë pushimi në shtëpinë e tyre në Ferizaj.