Kapet në kufi automjeti me armë dhe municion – Dy persona nga Kosova në pranga

Para 1 vit

Një automjet me targa të Kosovës është ndaluar nga autoritetet doganore teksa po udhëtonte në drejtim të Zvicrës, pasi ka ngritur dyshime gjatë kontrollit me pajisje speciale për skanim të automjeteve transportuese.

Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, pas kontrollit të imtësishëm, në automjet janë zbuluar armë dhe sasi e konsiderueshme municioni. Mjeti dyshohet se po transportonte automjete personale nga Kosova drejt Konfederatës Zvicerane.

Automjeti drejtohej nga një shtetas i Republikës së Kosovës, i cili shoqërohej edhe nga një pasagjer tjetër, po ashtu kosovar. Të dy janë ndaluar nga autoritetet dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur procedurat ligjore.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht motivet dhe destinacionin përfundimtar të armëve dhe municionit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione shtesë rreth llojit të armëve të kapura apo sasisë së municionit.

Ky rast shton shqetësimet në lidhje me sigurinë kufitare dhe rrit nevojën për kontrolle të shtuara në linjat e transportit ndërkombëtar.