Kapen me 40 mijë euro të falsifikuara në Prishtinë

Para 6 muaj

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, mbrëmjen e së hënës janë ndaluar dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë. Operacioni u zhvillua nga Hetuesit e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve, S.T. dhe A.Th., u sekuestruan 40 mijë euro të falsifikuara, të cilat rezultuan të jenë të rreme në testimin fillestar.

Hetimet po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale.