Kaos në rrugët e Kosovës: 11 të lënduar dhe mbi 1,700 gjoba në një ditë

Para 8 muaj

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 41 aksidente trafiku, prej të cilave 11 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa 30 aksidente kanë rezultuar vetëm me dëme materiale. Policia ka shqiptuar 1,749 gjoba ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion gjatë ditës së shtunë.