Sot ka rënë sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj, duke shkaktuar pezullimin e përkohshëm të hyrjes së automjeteve në këtë shtet. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se për shkak të ndërprerjes teknike, po bëhet regjistrimi mekanik i udhëtarëve dhe është kthyer kontrolli i dyfishtë në kufi. Si pasojë, janë krijuar kolona të gjata në pikat kufitare, ndërsa autoritetet premtojnë informim të vazhdueshëm për zhvillimet.
