Kanosi një burrë përmes telefonit, arrestohet i dyshuari në Junik

Para 6 muaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti dyshohet se kanosi një burrë përmes telefonit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 tetor 2025, rreth orës 12:10. Pas raportimit nga ankuesi, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.