Kajtazi: Haxhiu është ekstremiste politike, nuk meriton postin e kryetares së Kuvendit

Para 1 vit

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se dorëheqjet e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tij tashmë janë dokumente zyrtare dhe të protokolluara, që sipas tij përbëjnë bazë për procedura gjyqësore dhe hetimore.

“Sot çka po ndodh në radhë të parë duhet të flasim për seancën paaraprke. U votua raporti i dytë por pasi u konstatua me proces verbal që Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tyre tashmë është dokument zyrtar i protokolluar i cili është lëndë për gjykatë. Sepse kur konstatohet në një procedurë të tillë dhe ata deklarohen që kemi dhënë dorëheqje ai është dokument i prodhuar i cili pastaj ka bazë për gjykatë dhe prokurori”.

Ai shtoi se pas këtij akti, çdo ushtrim i mëtejmë i funksioneve nga Kurti dhe ministrat është, sipas tij, “ushtrim i kundërligjshëm i detyrës zyrtare”.

Kajtazi i quajti veprimet e tyre si anarkiste dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

“Unë mendoj edhe për prokurori sepse pas këtij raporti, çdo ushtrim i funksioneve të kryeministrit dhe ministrave është ushtrim i kundërligjshëm i detyrës zyrtare. Këta janë anarkistë, nuk i njohin as institucionet. Gjithçka funksionin sipas më

nyres së tyre e jo sipas ligjes e kushtetues”, tha ai në Rubikon.

Duke folur për zhvillimet në Kuvend, Kajtazi kritikoi edhe mënyrën se si është menaxhuar seanca e fundit, duke thënë se shtyrja e saj pa verifikim përmes votës për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit është shkelje e rregullores.

“Në këtë frymë është edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës. Pra, në kushte normale VV do të duhej që ta hidhte në votim kandidaturën e saj, nuk mundet Konjufca që të konstatojë që nuk i kanë votat në bazë të deklarimit në media. Si mund të thuash që kemi dëgju në media që këta nuk e votojnë Albulena Haxhiun dhe ne po e shtyjmë. Duhet me votë. Pa e verifiku me votë atëherë ti nuk mundesh me marrë kësi vendime dhe me shty një seancë vetëm se mosha e deputetit tënd ka rastis që ai me qenë kryesues i Kuvendit. Pra shtyrja dhe moslejimi i debatit është shkelje e rregullores së Kuvendit”.

Kajtazi po ashtu u shpreh kritik ndaj kandidaturës së Albulena Haxhiut, duke thënë se ajo është “ekstremiste politike” dhe se në të kaluarën ka pasur qasje përçarëse, larg sjelljes që duhet të ketë një kryetare e Kuvendit.

“Kandidatura dhe qëndrimi e partive tjera që mos me votu Haxhiun është i qëndrueshëm sepse Haxhiu është kandidatja që më së paku e meriton me qenë kryetare e Kuvendit. Në përgjithësi kryetarët e kuvendit kanë pasë qëndrime kështu shumë më unifikuese, kanë pasë sjellje normale dhe me opozitën. Kjo është ekstremiste politike e cila prej se e njohim ne ka nxjerr veç vrerë, helm prej goje e kurrë nuk ka ditë me komuniku ndryshe. Nëse ka kësi lloj qëndrimi, atëherë si mund ta votoj dikush për kryetare të kuvendit”. / Paparaci/ Gazetareale.com