Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë sot Kosovën, në kuadër të një turneu që do ta nisë sot në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së.
Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së saj të dytë në rajon, ka njoftuar Brukseli.
“Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së.
Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në ora 15:45, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS.
