Jusuf Gërvalla do të mbushte 82 vjet këtë vit – Kujtohet figura e heroit të Kosovës

Para 6 muaj

Këtë vit, Jusuf Gërvalla – një nga figurat më të ndritura të rezistencës shqiptare dhe Hero i Kosovës – do të mbushte 82 vjet.

I lindur më 1943 në fshatin Dubovik të Deçanit, Gërvalla ishte veprimtar i palodhur për çlirimin e Kosovës, shkrimtar, publicist dhe një ndër themeluesit e Lëvizjes për Republikën e Kosovës. Përmes veprimtarisë së tij politike dhe krijimtarisë letrare, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për ndërgjegjësimin kombëtar dhe mobilizimin e shqiptarëve në përpjekjet për liri.

Jusuf Gërvalla u vra më 17 janar 1982 në Gjermani, bashkë me Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën, në një atentat që mendohet të jetë organizuar nga shërbimet sekrete jugosllave. Vrasja e tyre tronditi diasporën shqiptare dhe u kthye në simbol të qëndresës kundër represionit jugosllav.

Sot, Jusuf Gërvalla kujtohet jo vetëm për idealet dhe sakrificën, por edhe për trashëgiminë e tij letrare dhe kulturore.