Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një mesazh të fortë për gjendjen e tij emocionale. Në një postim të gjatë, 31-vjeçari u shpreh i mbingarkuar dhe i rraskapitur.
“Njerëzit vazhdojnë të më thonë të shërohem. A nuk mendoni se nëse do të kisha mundur ta kisha rregulluar veten, do ta kisha bërë tashmë? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin. Jam i lodhur”, shkroi Bieber.
Ai shtoi se ndjen se ka kaluar gjithë jetën duke u përpjekur të jetë ai që të tjerët presin nga ai. Postimi i tij u shoqërua me një emoji me gishtin e mesëm, si një reagim simbolik ndaj presionit publik dhe pritshmërive.
Në komente, fansat i shprehën mbështetje të madhe dhe e inkurajuan të largohej nga jeta stresuese në Los Angeles për të gjetur qetësi dhe shërim emocional.
