Jozi lë mënjanë çdo gjë për të dhënë ngushëllimet e tij, reagimeve u bashkohet edhe Dafina Zeqiri, Arbër Hajdari, Olti Curri e shumë të tjerë

Para 7 muaj

Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta nga figura publike, miq dhe kolegë të artistit, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe kanë dërguar ngushëllime për familjen Kelmendi.

Arbër Hajdari, opinionisti i Big Brother VIP Albania, ka shkruar:
“Ngushëllime të sinqerta Gjest dhe gjithë familjes Kelmendi. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë dhimbje të madhe. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë. U prehtë në paqe”.Edhe Butrint Imeri, këngëtari i njohur, i ka kushtuar një mesazh:
“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi dhe kolegut tonë Gjestit për këtë humbje kaq tragjike e me të dashurit te tyre. Zoti i dhashtë forcë e durim gjithë familjes!”.

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shprehur me fjalë prekëse:
“S’ka fjalë që e lehtësojnë një dhimbje të tillë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ty Gjesti dhe familjen tënde në këto momente të vështira. Zoti ju dhashtë forcë. Pusho në paqe E.K.”

Një reagim ka ardhur edhe nga Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania dhe dikur në konflikt me Gjestin gjatë spektaklit, por që sot ka lënë mënjanë çdo gjë për të dhënë ngushëllimet e tij:
“Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhenetit!”.

Edhe këngëtarja Tuna u solidarizua, duke njoftuar se projekti i saj muzikor i planifikuar për t’u publikuar sot do të shtyhet për nesër, si shenjë respekti për humbjen e Gjestit:
“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotit që përfundoi me fatalitet, kënga nuk do të publikohet sot. Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim. Projekti do të publikohet nesër në ora 18:00 në YouTube”.