Jeta e Faton Hajrizit bëhet roman e film, premiera në Kosovë/ Flet regjisori

Para 7 muaj

Regjisori me prejardhje shqiptare që jeton dhe vepron në Turqi, Murat Vela Derman, ka bërë të ditur se brenda dy muajsh do të botojë një roman për jetën e Faton Hajrizi, për të cilin planifikon të realizojë edhe një film artistik në vitin 2026.

Faton Hajrizi, nga Komuna e Skenderajt, ishte arrestuar për herë të parë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus dhe më pas do të bëhej i njohur për arratisje të shumta nga burgjet e Kosovës. Herën e fundit, ai u arratis nga një burg i tipit të hapur më 6 korrik 2024 dhe u vra më 19 korrik nga autoritetet serbe, pasi ishte bërë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi.

Në momentin e arratisjes, Hajrizi konsiderohej një i burgosur i disiplinuar që kishte fituar të drejtën për të kaluar fundjavat në shtëpi.

Për Hajrizin, Murat Vela Derman ka zgjedhur të realizojë fillimisht një roman dhe më pas një film. Në një prononcim për IndeksOnline, regjisori ka treguar motivimin e tij njerëzor dhe artistik për të trajtuar këtë histori.