Jennifer Lopez: “Mendoj se e mbarova me martesat”

Para 9 muaj

Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, duket se e ka mbyllur kapitullin e martesave në jetën e saj. Gjatë një ndalese të shkurtër në turneun e saj “Up All Night”, 55-vjeçarja iu përgjigj me humor një fansi që mbante pankartën: “JLo, do të martohesh me mua?”

Pasi e lexoi shënimin me zë të lartë, Lopez u përgjigj:

“Mendoj se e mbarova këtë. Po, e provova disa herë,” – duke tundur kokën me buzëqeshje.

Jennifer Lopez ka pasur katër martesa, përfshirë martesën e fundit me aktorin Ben Affleck, 52 vjeç, me të cilin kishte një romancë ikonike që u ringjall pas shumë vitesh ndarje.

Ajo u martua për herë të parë në vitin 1997 me producentin Ojani Noa, duke ndjekur më pas martesa të tjera të bujshme në sytë e publikut.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku shumë fansa e kanë përshëndetur sinqeritetin dhe qëndrimin e saj të fortë ndaj jetës personale.